"Single, në krahët e një tjetri, në karrierë", si po e kalojnë femrat e Showbizzit shqiptar ndarjen

Vipat e divorcuar

Një çift që arrin në altar e bën për të qëndruar së bashku gjatë gjithë jetës. Supozohet që dashuria e tyre është mjaft e fortë është sprovuar në situata të ndryshme dhe tashmë presin të plaken së bashku. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Showbizi shqiptar ka pasur martesa të suksesshme por ka pasur edhe shumë raste të tjera ku jo gjithçka ka shkuar sipas planit dhe çifte të ndryshme i janë drejtuar gjykatës për t’u divorcuar. Sot do t’ju njohim me beqarinë e dytë të disa femrave shqiptare, pasi kanë dështuar në martesën e parë. Si e përjetuan ndarjen, si vazhdoi jeta më tej, a u hodhën në krahët e ndonjë mashkulli tjetër dhe çfarë marrëdhënie ruajnë ende me bashkëshortin.

Eli Fara dhe Lul Kapurani

Bilbili i muzikës shqiptare ka rrëfyer shumë herë njohjen me ish-burrin e saj, Lul Kapuranin. Ajo ka treguar se është martuar shumë e re, dhe është bërë nënë në një moshë kur edhe vetë ishte fëmijë. Më pas kur vajza e saj Marina ka qenë vetëm disa muajshe ka bërë anullimin e martesës. Eli Fara nuk është martuar më pas ndarjes nga Luli dhe ka rrëfyer se ndihet mjaft e lumtur me jetën e saj si beqare. Kapurani njihej ndryshe si ‘Kapo i Bandës së Ҫobejve’, dhe ka pasur edhe probleme me drejtësinë, ku si pasojë ka bërë edhe burg. Sot Eli nuk ka më kontakte me ish-bashkëshortin.

Albërie Hadërgjonaj dhe Mentor Hadërgjonaj

Këngëtarja mjaft e dashur shqiptare është martuar me Mentor Hadërgjonajn që në moshën 15-vjeçare dhe gjatë kësaj martese erdhën në jetë dy vajzat,  Angjelina dhe Agnesa. Vetë Albëria është shprehur se bashkëshorti i saj u bë problematik dhe kjo “e ka lodhur” këngëtaren që kërkoi divorcin, pas 19 vitesh martesë. Këngëtarja ka folur gjithashtu edhe për tradhëtitë e shumta të Mentorit, megjithatë shprehet se ndihet e qetë tashmë që është beqare. Albëria është bërë edhe gjyshe dhe po e shijon mjaft këtë pjesë. Edhe Albëria gjithashtu nuk ruan më kontakte me ish-burrin.

Hygerta Sako dhe Artur Aligjoni

Divorci i moderatores sportive Hygerta Sako me bashkëshortin e saj Artur Aligjoni në vitin 2012 ka qenë shumë i fshehtë dhe ndarja nuk u bë publike menjëherë, por më vonë u zbulua nga mediat se çifti janë ndarë. Dyshja qëndruan 6 vite të martuar dhe gjatë kësaj periudhe erdhi në jetë vajza e tyre, Anais. Moderatorja është shprehur se me ish-bashkëshortin ka një marrdhënie fantastike dhe ndarja e tyre nuk ka ndikuar tek vajza, Anais pasi ajo kalon kohë edhe me të atin. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës. Ndërsa përsa i përket një lidhjeje të re, Hygerta ka thënë se është shumë mirë vetëm.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

Këngëtarja shqiptare u nda nga bashkëshorti i saj biznesmen pas 17 viteve martesë. Gjatë kësaj lidhjeje të gjatë erdhi në jetë edhe djali i tyre, Dani  i cili pas divorcit jeton me Jonidën, raporton Shqiptarja.com. Ndarja e tyre u bë publike para një viti dhe këngëtarja rrëfeu se ajo periudhë kishte qenë një luftë evërtetë për të. Përsa i përket vazhdimit të jetës, Jonida po shijon sërish beqarinë dhe në intervista të ndryshme është shprehur se po mendon të sjellë në jetë edhe projekte të reja. Marrëdhënia me Gentin sipas saj është korrekte pasi djali i vogël do t’i mbajë gjithmonë të lidhur.

Aurela Hoxha dhe Admir Ismajlukaj

Martesa e tyre zgjati 10 vite dhe ai që ju drejtua gjykatës ishte Admiri. Djali me origjinë nga Tropoja në atë kohë u shpreh se ishte dëmtuar moralisht nga modelja shqiptare dhe për këtë arsye kërkonte të ndahej. Aurela dhe Adi u martuan në 2005-n dhe në 2015-n mbaroi gjithçka me konflikte. Sot çifti nuk ruan asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, madje as nuk flasin kur përballen. Modelja është shprehur se tropojani ka qenë mashkulli i parë në jetën e saj dhe do të jetë shumë e vështirë për të ta zëvendësojë. Deri më sot nuk ka deklaruar asnjë lidhje me ndonjë mashkull tjetër por po shijon vetminë, dhe po merret me projekte të reja përsa i përket fushës profesionale.

Hueyda El Said dhe Mishel Tamisier

Shqiptarja e përzier me gjak sudanez Hueyda El Said është njohur me bashkëshortin e saj francez kishte dalë të pinte një gotë me një mikeshën e saj në një nga lokalet elegante të Parisit. Kështu ka filluar njohja, e cila më pas u kthye në një histori të fortë dashurie, mes ish-balerinës dhe Michel Tamisier. Hueyda ka rrëfyer se nuk arriti dot t’ja falte tradhtinë, dhe për këtë shkak nuk kishte më kuptim të vazhdonin së bashku.Pas 5 vitesh martesë, në vitin 2017 mbaroi gjithçka. Sot Hueyda jeton me djalin e saj Gabrielin që erdhi në jetë nga martesa me 55-vjeçarin francez. Ajo është shprehur se i duhet kohë për të marrë veten nëse mendon të nisë një lidhje të re.

Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi

Lidhja, martesa e më pas ndarja e çiftit Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi ka qenë ndër më të përfolurat të shoëbizit shqiptar. Edhe pse gjithmonë aluhoej se ndarja erdhi si paosjë e tradhtisë së Teutës, vetë çifti nuk zbuloi asgjë konkrete. Martesa e tyre zgjati 5 vite dhe në 2014-n u ndanë përfundimisht. Aktorja sot jeton me vajzën, Tara që erdhi në jetë nga martesa e saj më këgnëtarin, dhe më bashkëshortin e saj të ri, Adonis Morinën.

Rovena dilo dhe Florian Riza

Pas 10 vitesh bashkëjetesë, këngëtarja shqiptare Rovena Dilo i ka dhënë fund lidhjes me sportistin Florian Riza. Ka qenë Riza ai që ka dërguar kërkesën për divorc në gjykatë. Kohët e fundit Rovena është përfolur për një lidhje të mundshme më balerinin dhe koreografin Eltjon Merja. Por vetë këngëtarja është shprehur se nuk ka dëshirë të prononcohet.

Soni malaj dhe Mirko Lucarelli

Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccarelli, dy vite pas celebrimit të tyre. Prindërit e vajzës 3-vjeçare e gjysmë, Anna, pas shumë mosmarrëveshjeve që kanë pasur me njëri-tjetrin, u divorcuan në vitin 2015-ë. Prej dy vitesh Soni po shijon dashurinë e saj me biznesmenin nga Tirana, Klevi. Me Mirkon këgëtarja ruan një marrëdhënie korrekte pasi vajza e tyre do t’i lidhë gjithmonë.

Floriana Garo dhe Tedi Ngjela

Ata kishin filluar të shiheshin nga publiku si shembulli i realizimit të ëndrrës së dashurisë, por historia e tyre mori fund dhe të gjithë u zhgënjyen. Në vitin 2015 ccifti i dha fund lidhjes së tyre, pas 5 vitesh romancë. Sot ish-moderatorja shqiptare jeton në Gjenevë me burrin e saj aktual, Enis Daci. Ajo është bërë nënë e një vajze me emrin vetëm pak muajsh, e cila quhet Adia.

Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund, prej dy vitesh tashmë. Mësohet se arsyeja të ketë qenë distanca pasi Klaudia nisi karrierën e saj në Itali. Sot dyshja ruan një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Balerina nuk ka bërë të ditur asnjë lidhje tjetër më pas koreografit.

Bora Zemani dhe Vin Veli

Moderatorja e njohur sportive u nda nga DJ i famshëm ViN Veli vetëm para disa muajsh. Çifti i njohur morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë, Arborin. I vogli sot jeton me të ëmën por kemi parë që edhe Vini e takon shumë shpesh. Bora nuk ka bërë të ditur asnjë marrëdhënië tjetër dhe duket se aktualisht po shijon punën e saj në periudhën e “Botërorit”.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

Në rrethet e miqve të tyre ata quheshin “çifti i lashtë”, pasi kishin 18 vite bashkë. Në vitin 2017 çifti i dha fund bashkëjetesës së tyre nga e cila kanë edhe një vajzë, Arian. Në ditët e sotme është folur nëpër media për një ribashkim të dyshes por ende nuk dihet asgjë konkrete./Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • brenda greg: 17/03/2020 18:57

    A jeni gjithsesi që keni vështirësi në familje, keni probleme me çështjet martesore, mirëpo unë jam këtu për të njoftuar botën se si erdha në kontakt me doktorin IZOYA, në fillim të këtij viti, u diagnostikova me kancer të prostatës dhe një fibroide, e mbajta duke jetuar me sëmundjen tek unë dhe kjo çoi në një abort, ndërsa isha shtatzënë, kjo solli shumë probleme në familjen time dhe martesën, përgjatë vijës, burri im tha që ai nuk mund të vazhdonte me martesën sepse ne kemi qenë kaq shumë mjekësor institucionet që nuk e njohin çështjen time ishin frymërore. Burri im më la, në kërkimin tim se si mund ta ktheni atë, u njoha me doktorin IZOYA, të cilit i shpjegova problemet e mia, dhe ai bëri një bukuri të fuqishme dhe premtoi të më ndihmojë, i bëra të gjitha gjërat që ai kërkoi dhe pas disa ditë mora një telefonatë nga spitali për të ardhur për raportet e mia mjekësore, kur arrita atje, u diagnostikova dhe ja që nuk kam më asnjë problem mjekësor, në të njëjtën ditë mora një tekst nga EX i lypte nëse mund të kthehej në shtëpi. Whatfarë bekimesh të dyfishta dhe me entuziazëm lëshoj emailin e tij për ata që përballen me spiritualizëm, kështu që ai mund të jetë i dobishëm ...

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/07/2018 23:15

    Nuk pjer dh asnjë njeri për të tillë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'