Juventusi është në telashe me UEFA-n, kjo për shkak të Fair-Play Financiar dhe shkeljeve tatimore që Zonja u dënua në Itali. Tifozët bardhezinj janë në dilemë tanimë, teksa panë që klubi i tyre nuk ishte as në skuadrat e Conference League, në uebfaqen e UEFA-s.
Organi i futbollit evropian ka nën hetim Juven, teksa ende nuk është shprehur nëse bardhezinjtë do jenë edhe në CL. Kujtojmë se në Itali i hoqën 10 pikë bardhezinjve, duke e larguar nga zona Champions dhe në fund skuadra e Allegrit përfundoi në vendin e shtatë.
Pas gafës, UEFA ka reaguar dhe e ka vendosur stemën e Juves te skuadrat që marrin pjesë në këtë kompeticion, ndërsa për tifozët është një sinjal se ekipi bardhezi mund të përjashtohet nga Evropa. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë Fiorentina do merrte të drejtën për në CL.
LA RUBENTUS MERITA ESSERE RADIATO A VITA...
Përgjigju