Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se “strategjia e durimit” përballë Koresë së Veriut ka dështuar dhe tashmë është koha për një “përgjigje vendimtare”.
“Së bashku jemi duke u përballur me kërcënimin nga një regjim brutal”, u shpreh Trump gjatë një konference për mediat me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Ndërkohë presidenti amerikan i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të zgjedh një rrugë tjetër, më të mirë dhe këtë gjë ta bëjë sa më shpejt.
“Strategjia e durimi me regjimin e Koresë së Veriut ka dështuar për shumë vite”, tha Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë, si dhe shtoi se tashmë durimi ka mbaruar.
Nga ana tjetër, udhëheqës amerikan në Washington, kanë thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe partnerët e tyre në të gjithë botën, në rang masash diplomatike dhe ekonomike për të mbrojtur aleatët dhe qytetarët nga kërcënimi i njohur si Koreja e Veriut.
Tensionet në gadishullin korean janë rritur prej disa muajsh tashmë, si pasojë e testeve të raketave të zhvilluara nga Koreja e Veriut. Ndërkohë në këtë gadishull, si pasojë e tensioneve, SHBA-të kanë rritur prezencën e tyre ushtarake.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com