TIRANË - Moti i ftohtë dhe me reshje që ka përfshirë Shqipërinë pritet që të shoqërojë edhe për pesë ditët e ardhëshme të gjithë territorin e vendit. Dita e shtunë ka sjelle mot me vranësira të shoquara edhe me shtrëngata shiu në shume qytete dhe furtunë në bregdet.
Sinoptikanet parashikojnë reshje shiu në të gjithë territorin ndërsa reshjet e dëborës do të bien në zonat mbi 800 metër nga niveli i detit, ndërsa dita e diel do të jetë edhe dita më e ftohtë gjatë këtij muaji. Temperaturat parashikohet të ulen ndjeshëm me 6 -7 grade celsius dhe në zonat malore ato do të zbresin në - 5 grade, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e dëborës dhe ngricat. Sipas sinoptikanwve kwto masa tw ftohta vijnë nga veriu i Evropës.