Itali - Sipërmarrësi Italian Marcello di Finizio ndodhet ende në kupolën e Shën Pjetrit, i cili proteston kundër një urdhëri evropian që parashikon vendosjen në ankand koncesionet në breg të detit brenda 2015-s.
Sipas tij, ky urdhër do të dëmtonte aktivitetin e tij sipërmarrës në zonën bregdetare të Triestes. Sipërmarrësi nga Trieste ndodhet në kupolë që prej ditës së hënë duke mbajtur në duar një parullë me flamurin Italian.
“Ndal masakrës” lexohet në këtë parullë dhe më poshtë “Papa Francesku na nxjerr nga Euro”. Personi në fjalë proteston pasi lokali i tij është shkatërruar nga një zjarr dhe që prej atëheërre nuk ka marrë asnjë mbështetje nga autoritet për të rifilluar aktivitetin.
Që prej ditës së hënë, sipërmarrësi Italian deklaroi se do të qëndrojë këtu deri sa të rezistojë, deri sa qeveria nuk do të marrë situatën në dorë dhe nuk do të mbroj bizneset italiane në Evropë. “Nuk është i çmendur, por një sipërmarrës i dëshpëruar”, tha një qytetar nga vendi i lindjes, Barcola, që bën thirrje të gjithë sipërmarrësve në bregdetin e Triestes të shkojnë në Romë për ta mbështetur.
Është e treta herë që sipërmarrësi Italian është ngjitur në kupolën e Michelangelos, pas rasteve të fundit në 30 korrik dhe 3 tetor të vitit të kaluar.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com