Europol: Numri i sulmeve xhihadiste në Europë u dyfishua në vitin 2017

Europol: Numri i sulmeve xhihadiste në Europë u dyfishua në vitin 2017

Foto ilustruese

Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në Europë në vitin 2017, deklaroi sot agjencia e policisë Europol, duke paralajmëruar për ndjeshmërinë e rrezikut për akte më pak të sofistikuara që janë marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Vitin e kaluar, 33 sulme terroriste u regjistruan nga Europol. Në mesin e këtyre sulmeve të kryera, të dështuara apo të pasukseshme në territorin europian, 10 çuan në vdekjen e 62 personave, njoftoi agjencia europiane e policisë në një raport vjetor.

13 sulme u sinjalizuan në vitin 2016 dhe dhjetë në mesin e tyre ishin tragjikë, ku mbetën të vrarë një total prej 135 personash.
“Numri i akteve terroriste xhihadiste u rrit në vitin 2017, por paralelisht edhe niveli i tyre i përgatitjes dhe ekzekutimit të sulmeve është bërë më pak i sofistikuar”- theksoi Europol në një raport të quajtur “Situata dhe tendencat e terrorizmit”.

Agjencia europiane e policisë i referohet akteve terroriste të kryera nga individë të cilët marrin përpara turmën me ndihmën e një automjeti apo duke qëlluar me armë të ftohta kalimtarët, si rasti në Londër në vitin 2017 ku dy sulme të kësaj natyre vranë 13 persona dhe plagosën 98 të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur