Sipas NASA-s ngrohja globale është shtyrë kryesisht nga aktiviteti njerëzor përmes emetimeve të dyoksidit të karbonit.
Temperatura rekord e Tokës, e monitoruar në mënyrë të pavarur nga të dyja agjencitë, është në vitin 1880. Njoftimi erdhi në një konferencë të përbashkët shtypi të enjten në Uashington.
Rekordi i vitit më të nxehtë mbetet viti 2016, ndërsa 2015 renditet viti i dytë sipas NOAA dhe i tretë nga NASA, që do të thotë tre vitet e fundit kanë më ndër më të nxehtat.
Megjithëse viti 2017 ishte pak më i freskët në krahasim me vitin 2016, tendenca drejt një planeti më të ngrohtë nuk ka qenë kurrë më i qartë.
Gjashtë vitet më të nxehta kanë ndodhur që nga viti 2010 dhe 17 nga 18 vitet më të nxehta të regjistruara kanë ndodhur që nga viti 2001.
Sipas NASA-s, temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit ishte 0.9˚C në shekullin e 20-të. Kjo na shtyn edhe më shumë se gjysma e rrugës deri tek synimi ambicioz i kufizimit të ngrohjes në 1.5˚C të vendosur në Marrëveshjen e Klimës në vitin 2016 në Paris.
Shkencëtarët besojnë nëse do të duam të shmangim tejkalimin e atij kufiri, dyoksidin e karbonit duhet të reduktohen ndjeshëm duke filluar që tani.
(Temperaturat Janar-Dhjetor 2017)
(Pamje nga NASA)
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com









