Sipërmarrjet, Rama: Ta bëjmë
Shqipërinë një Itali të vogëlCutillo: Drejtësia e re do tërheqë shumë investues

Sipërmarrjet, Rama: Ta bëjmë<br />Shqipërinë një Itali të vogëlCutillo: Drejtësia e re do tërheqë shumë investues<br /><br>
“Kemi taksa më të ultë dhe nuk ka burokraci. Ejani investoni, ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël”. Kjo ka qenë ftesa e kryeministrit Edi Rama për mbi 200 sipërmarrjet italiane në ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit të biznesit Shqipëri-Itali. Në fjalën e tij, Rama vendosi theksin te avantazhet që Shqipëria ofron për sipërmarrjet e huaja, nga energjia, nafta, mineralet, bujqësi, por mbi të gjitha edhe sektori i turizmit.

Ne jemi shumë mirënjohës për praninë e të gjithëve, që kanë ardhur në këtë mision shumë të madh. Janë 20 mld euro në këtë sallë, është e pabesueshme për këtë vend, shpresoj shumë që ndonjë euro të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve edhe sepse Shqipëria është një vend, që jo vetëm rritet, por italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat, nuk kemi të njëjtën histori, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë dhe bërë dhe fituar.

Shqipëria garanton të gjitha, ka një mënyrë të qeni dhe jetuari që ngjan si dy pika uji me tuajën në Itali, me avantazhin se taksat dhe burokracia janë shumë të ulëta. Janë dy gjëra që e bëjnë shumë vuajë. Vendi ka shumë potenciale, në energji, naftë, minerale, bujqësi, por edhe sektorin agro-ushqimor. Ju ftoj të investoni edhe në turizëm, aplitur po bën një shumë të madhe. Kemi përgatitur edhe një legjislacion shumë tërheqës për turizmin’ tha Rama.


Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet” deklaroi ai. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane në kuadër të forumit të biznesit Itali-Shqipëri.

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024