Siri, 20 mijë trupa rrethojnë Alepon
Qyteti përgatitet për betejën e fundit

Siri, 20 mijë trupa rrethojnë Alepon <br />Qyteti përgatitet për betejën e fundit
ALEPO, Siri - Mbetet e përkeqësuar situata në Alepo si pasojë e luftimeve të ashpra që kanë përfshirë këtë qytet ndërsa rritet frika se Ushtria do të nisë një sulm në shkallë të gjerë brenda pak ditësh, që mendohet se do të jetë dhe beteja e fundit për të marrë nën kontroll qytetin.

Burimet ushtarake thonë se të paktën 20 mijë trupa kanë rrethuar qytetin, ndërsa rebelët shprehen se janë përgatitur për një ofensivë të fortë. Në rruget e qytetit të dytë sirian janë prezent tanket dhe artileria e rendë të cilat herë pas here sulmojnë pozicionet e rebelëve.

Dje 48 iranianë pelegrinë u rrëmbyen nga persona të armatosur pranë një vendi të shenjtë në periferi të Damaskut, për të cilet diplomatët iranianë dhe TV shtetëror sirian fajësuan grupet e armatosura rebele.

Irani i kërkoi Turqisë dhe Katarit, dy vendeve që kanë marrëdhënie të mira me opozitën siriane, të ndihmojnë për lirimin e iranianeve.

Një zyrtar i lartë i sigurisë siriane është shprehur se “beteja për Alepon ende nuk ka filluar dhe ajo që po ndodh tani është vetëm fillimi. Më kryesorja do vijë më vonë”.

TV shtetëror vijon të informojë se rebelët kanë pësuar humbje të mëdha në Alepo dhe ata po zhvendosen drejt lagjeve jugore të qytetit. Nga ana tjetër, edhe pse qeveria raporton se i gjithë Damasku është në duart e saj, raporte të tilla janë të pamundura të verifikohen në terren dhe situata aty ndryshon shpejt.

Aktivistët shprehen se më shumë se 20 mijë persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën në Siri në 17 muajt e trazirave që kanë përfshirë këtë vend. Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të udhëtojë në Turqi më 11 gusht për bisedime mbi konfliktin në Siri.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët