Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) konfirmoi se të paktën 12 persona, dy prej të cilëve fëmijë u vranë nga një fuçi eksplozivësh që goditi ndërtesën ku ata ishin strehuar në Saraqeb në juglindje të Idlebit.
Këto fuçi të mbushura me eksploziv u hodhën nga helikopterët dhe nuk kishin asnjë vend të përcaktuar, por ato shkaktuan dëme të konsiderueshme, veçanërisht në mjedisin urban.
Njëmbëdhjetë persona të tjerë u vranë nga sulmet në lagje të ndryshme të Idlebit, pushtuar nga Front Al-Nosra dega siriane e Al-Kaedës dhe organizatave islamiste që prej fillimit të prillit.
Një burim ushtarak i cituar nga agjencia e lajmeve "SANA" konfirmoi se ushtria kishte si shënjestër "pozicionet terroriste" në Idleb dhe rrethinat e saj.
Më shumë se 215.000 persona janë vrarë që prej fillimit të luftës civile në Siri, e cila ka me shumë se katër vjet.