Siri, 330 të vrarë të shtunën
dita më e përgjakshme

Siri, 330 të vrarë të shtunën <br />dita më e përgjakshme
SIRI - Së paku 330 persona raportohet të kenë vdekur të shtunën në Siri duke shënuar kështu numrin më të madh të të vrarëve në një ditë të vetme që prej nisjes së konfliktit.

Sipas të dhënave të aktivistëve të opozitës, ndërsa duhet edhe një javë për të përfunduar, muaji gusht rezulton të ketë qenë më i përgjakshmi. Komiteti i koordinimit lokal në Siri tha se janë zbuluar 200 trupa njerëzish në afërsi të Damaskut në vendin e quajtur Daraya.

Mbetet ende e paqartë se kur janë ekzekutuar këto viktima. CNN thotë se e ka pasur të pamundur të identifikojë të dhënat për aq kohë sa aksesi i gazetarëve të huaj në Siri mbetet i kufizuar. Forcat opozitare thonë se vetëm në javët e fundit numri i të vrarëve ka shkuar në 3700. Trupat mbështetëse të Presidentit Bashar al-Assad kanë bombarduar nga ajri dhe toka zona jo vetëm të kontrolluara nga aktivistët e opozitës por edhe ato të banuara me civilë. Televizioni shtetëror raportoi versionin zyrtar duke deklaruar se "forcat e armatosura vazhduan luftimet me terroristët në Aleppo dhe pjesët e tjera të vendit. Trupat e ushtrisë shkatërruan shtatë makina me armë, vranë terroristët dhe sekuestruan armët e tyre".

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët