SIRI - Të paktën 34 të vdekur dhe shumë të plagosur kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i dy makinave të ngarkuara me bomba, në një lagje në jug-lindje të kryeqytetit të Sirisë.

Rrjeti i lajmeve të Damaskut njoftoi se zona është e populluar kryesisht nga Druzë dhe Krishterë, dy komunitete të cilat deri tani nuk kanë përkrahur kryengritjen kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ndërkohë edhe dy bomba të tjera shpërthyen në distriktin lindor të Jaramanas në të njëjtën kohë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, duke shtuar se askush nuk u vra prej tyre. Gjithashtu bëhet e ditur se në ditët e fundit ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe rebelëve në Jaramana.

Disa anëtarë të pakicave fetare në Siri kanë mbështetur revoltën kundër Presidentit sirian pasi shprehen të shqetësuar për të ardhmen e tyre, nëse shumica sunite e vendit do të zgjedh një lider islamik për të zëvendësuar dekadat e sundimit laik.

Gjithashtu më 29 tetor, 11 njerëz të tjerë u vranë në një makinë bombë në Jaramana.

Aktivistët thonë se më shumë se 40.000 njerëz kanë vdekur që nga kryengritja kundër presidentit Assad që filloi në mars të 2011-s.

(lç/shqiptarja.com)