BEJRUT, 22 shtator /ATSH-AFP/ - Të paktën 42 persona, 16 prej të cilëve fëmijë, u vranë dje gjatë sulmeve ajrore të regjimit sirian në provincën Idlib (veriperëndim), theksoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Këto goditje kanë vrarë 19 persona, gashtë prej të cilëve fëmijë, në jashtë Saraqeb, në një sektor ku banorët e këtij qyteti ishin strehuar pas bombardimeve të përsëritura të regjimit", sipas OJQ-së.
"Në Ehsim, janë 23 persona, 10 prej të cilëve fëmijë, që kanë humbur jetën", theksoi OSDH.
Provinca Idlib është në pjesën më të madhe e kontrolluar nga rebelët./
/ec/  A.JOR.