SIRI - Të paktën 50 persona, mes tyre dhe 6 fëmijë kanë mbetur të vrarë në sulmet ajrore siriane qeveritare në qytetin Talbiseh, një zonë rebele në qendër të Sirisë.
 
Ndërkaq, numri i viktimave pritet të rritet pasi po punohet për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga sulmet ajrore. Ndërkaq, raportohet se sulmi i një dite më parë ka lënë të vdekur të paktën 23 persona.
 
Militantët e Talbises kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetin social Facebook. “Banorët u zgjuan të terrorizuar këtë mëngjes, një tjetër dëshmi e masakrës.
 
Civilë dhe të larguar nga shtëpitë e tyre që nuk kanë ushqim për të ngrënë, përndiqen edhe nga bombardimet e forcave të regjimit”, shkruan një grup aktivistësh.
 
Ndërkaq, shërbimi i sigurisë në Damask raporton për një prani të konsiderueshme të grupeve të armatosura terroriste. Talisbeh është një zonë kryesore rebele, rreth 10 km larg kryeqytetit Homs, i cili ka qenë qendër e kryengritjes kundër preisdentiti Bashar Al Assad.
 
Qeveria aktualisht ka nën kontroll shumicën e Damaskut, së bashku me pjesë të autostradës deri në bregdetin e Mesdheut Perëndimor. Ndërsa rebelët kontrollojnë pjesën më të madhe në veri dhe verilindje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)