Siri, ​Presidenti Putin urdhëron
uljen e  numrit të forcave ruse

Siri, ​Presidenti Putin urdhëron<br />uljen e  numrit të forcave ruse
Rusia ka nisur të reduktojë praninë ushtarake në Siri, pas 15 muajsh operacione në mbështetje të presidentit Assad.
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë u ka komunikuar agjencive të lajmeve se flota detare do të jetë e para që do të tërhiqet nga Siria. Vendimi për uljen e pranisë ushtarake është marrë nga presidenti Vladimir Putin.
 
"Në përputhje me vendimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Ministria e Mbrojtjes do të nisë reduktimin e forcave të armatosura në vendosura në Siri", tha Valerij Gerasimov, agjencisë TASS.
 
Një grup detar i drejtuar nga aeroplanmbajtësja "Admiral Kuznetsov" do të jetë i pari që tërhiqet.
 
Andrei Kartapolov, kryekomandanti rus në Siri, tha: "Detyrat e caktuara për aeroplanmbajtësen gjatë misionit ushtarak janë kryer".
 
Kartapolov tha se Rusia ende ka kapacitete të mjaftueshëm mbrojtës në Siri, falë sistemeve S-300 dhe S-400 të vendosur në vendin e shkatërruar nga lufta.
 
Moska e nisi fushatën bombarduese në Siri në shtator 2015, duke ndihmuar në animin e peshores së luftës në favor të forcave të Assadit. Rusia ka bombarduar nga toka dhe deti qytetin e Aleppos, i cili ka qenë nën kontrollin e ISIS që më 2014.
 
Vendimi i Putinit për tërheqjen e trupave erdhi pas marrëveshjes për amëpushimin, arritur midis qeverisë siriane dhe forcave rebele.
 
Rusia, bashkë me Turqinë dhe Iranin, këmbëngul që bisedimet për paqe të nisin gjatë këtij muaji në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

[gallery]20425[/gallery]

d.i./Shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf