Siri, Abdelkarim: Duhen të paktën
5 vite për restaurimin e Palmiras

Siri, Abdelkarim: Duhen të paktën<br />5 vite për restaurimin e Palmiras
Maamoun Abdelkarim, kreu i Antikiteteve dhe i Muzeve të Sirisë tha këtë të hënë se duhen të paktën 5 vite për rehabilitimin e monumenteve të shkatërruara ose të dëmtuara në qytetin antik të Palmiras.

Ai shtoi se priste që gjendja e qytetit antik të ishte “20 herë më keq se kaq”.

“Nëse do të kemi miratimin e UNESCO-s, duhen të paktën 5 vite për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara nga ISIS-i”, deklaroi Abdelkarim, një ditë pas marrjes së qytetit të Palmiras nga forcat pro regjimit.

 “Ne zotërojmë staf të kualifikuar, ekspertizën e nevojshme si dhe studimet për këtë zonë arkeologjike, por duhet sigurisht t’i përmbahemi marrëveshjes së UNESCO-s për nisjen e punimeve”, shtoi ai.

Qyteti antik i Palmiras u rrimor të dielën nga forcat e sigurisë sirianë, pas një periudhë 10 mujore nën kontrollin e ISIS-it.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë