Siri, aktivistët: 5 mijë të vrarë
vetëm në muajin e Ramazanit

DAMASK- Gati 5 mijë persona kanë vdekur gjatë muajit të Ramazanit në Siri, raporton ANSA. Agjencia italiane e lajmeve, i referohet shifrave të publikuara nga aktivistët opozitarë të cilët thonë se rreth 4685 persona humbur jetën nga luftimet në Siri gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas aktivistëve në mesin e të vrarëve janë 445 fëmijë dhe 342 gra.

Aktivistët kanë numëruar dhe dokumentuar vdekjen e 1540 njerëzve në Damask dhe rrethinat e tij, ku është shënuar edhe numri i më i madh i viktimave. Luftime të ashpra ka patur edhe në Aleppo ku ka në vdekur në muajin e Ramazanit 943 sirianë. Po sipas të dhënave të aktivistëve në Idlib numërohen 568 të vdekur dhe 539 në Homs.
(rd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet