DAMASK- Presidenti sirian Bashar al-Assad mori pjesë në një iftar të shtruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Damask.
Televizioni sirian tregoi liderin sirian duke hyrë në një sallë të madhe të mbushur me personalite të njohura të shoqërisë siriane përfshirë klerikë, ministra, artistë dhe anëtarë të organizatave të komunitetit.
Patriarku i Antiokisë John Yazigi, Myftiu i Madh Ahmed al-Hassoun dhe Ministri i Mbrojtjes Fahed al-Freij ishin gjithashtu të pranishëm.
Në një fjalim Assad u tha të pranishmëve se “do të merret çdo mjet i nevojshëm për të dalë nga kriza aktuale kombëtare”.
Assad ka cilësuar revoltën kundër katër dekadave të sundimit të familjes së tij si një komplot të huaj mbështetur nga "terroristët islamikë". "Terrorizmi dhe politika janë plotësisht të kundërta. Nuk mund të ketë veprim dhe përparim politik nëse terrorizmi godet kudo”, tha Assad fjalës së tij në Iftarin e shtruar.
Hetuesit e OKB-së thonë se forcat e Asadit kanë kryer krime lufte, duke përfshirë vrasje të paligjshme, tortura, sulme të padrejta ndaj civilëve. Gjithashtu edhe rebelët kanë kryer krime lufte, përfshirë ekzekutime, por në një shkallë më të vogël.
Deri tani vlerësohet se më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën në konflitin civil që ka nisur që prej pranverës së 2011-ës.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com