Siri, armëpushim i brishtë

Siri, armëpushim i brishtë

DAMASK - Po mbahet me zor në këmbë armëpushimi në Siri mes forcave qeveritare të Bashar al Assad dhe trupave rebele të opozitës. Armëpushimi hyri sot në fuqi, sipas planit të të dërguarit të OKB dhe Ligës Arabe Kofi Annan, i paraprirë nga një atmosferë skepticizmi mes komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë që në orët e para të ditës u duk se armëpushimi po zbatohej nga të dyja palët, nuk vonuan njoftimet se sërish po shënohen viktima. Aktivistët e opozitës kanë qenë të parët që njoftuan mos respektimin e armëpushimit nga ana e forcave qeveritare që sipas opozitës kanë vrarë tre persona në Hama dhe kanë arrestuar dhjetëra të tjerë në qytete të ndryshme.

Pak orë më vonë, mediat zyrtare siriane njoftuan për një sulm terrorist me bombë në Aleppo kundër një autobusi që transportonte ushtarë, bilanci është një ushtar i vrarë dhe 24 të plagosur.

"Siria po përjeton një moment të rrallë qetësie, tha Kofi Annan, kjo tani duhet të jetë një situatë e qëndrueshme". Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon tha se "situata në këtë moment duket më e qetë, ne po e ndjekim me shumë vëmendje".

Si për të testuar zbatimin e armëpushimit nga ana e qeverisë, opozita ka organizuar manifestime paqësore në disa qytete, pëfshirë Idlibin dhe Homsin.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital