Siri, artileri fshatrave
Luks për Lady Assad
Luftime të ashpra njoftohen rreth 30 km në perëndim të qytetit të Aleppo-s, në veri të Sirisë. Sipas burimeve të rebelëve, të kontaktuar nga France Presse, artileria e regjimit, e vendosur në Urm Assughra, po bombardon fshatrat Aljineh, Ibbin dhe Zardana. Dëgjohen shpërthime por është e pamundur për të ditur numrin e viktimave.
DAMASK - Luftime të ashpra njoftohen rreth 30 km në perëndim të qytetit të Aleppo-s, në veri të Sirisë. Sipas burimeve të rebelëve, të kontaktuar nga France Presse, artileria e regjimit, e vendosur në Urm Assughra, po bombardon fshatrat Aljineh, Ibbin dhe Zardana. Dëgjohen shpërthime por është e pamundur për të ditur numrin e viktimave.
Ndërkohë që në vendin e saj vazhdojnë masakrat ndaj civilëve, ajo, gruaja e Assad, bën shopping në lagjen më chic të Londrës, duke shpenzuar ekuivalenten e 300 mijë eurove në mobilje lluksi. Lajmi është publikuar nga “Mail on Sunday” që tregon ekskluzivisht një seri email-esh të Wikileaks me blerjet prej 270 mijë sterlinash të Asma Assad. Tavolina, divanë, tapete, të gjitha në stilin “otoman”, të marra në një prej dyqaneve më ekskluzive të Chelsea për të mobiluar rezidencën e saj verore, 200 milje larg Damaskut, në një vend ku mendohet se që nga marsi - data kur zonja Assad nisi porosinë - kanë humbur jetën rreth 16 mijë persona, mes të cilëve shumë gra e fëmijë. Një shifër jo e vogël për gruan që revista Vogue e kishte quajtur “një trëndafil në shkretëtirë”.
Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së dëshmojnë të kenë parë “njolla gjaku në dhomat e shumë shtëpive, shkollave të braktisura dhe ndërtesave të dëmtuara” në Tremseh, skenë e një masakre të ndodhur tre ditë më parë.
Ministri i Jashtëm sirian mohoi sot që në Tremseh të jetë përdorur artileria, tanke apo helikopterë siç u tha nga i dërguari special për Sirinë, Kofi Annan. Në Tremseh kanë humbur jetën 37 rebelë e dy civilë dhe jo më shumë se 100 persona siç pohojnë aktivistët, tha ministri.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39