Siri, Asad në TV: Do
t’i mposhtim terroristët

Siri, Asad në TV: Do <br />t’i mposhtim terroristët
DAMASK- Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad deklaron se qeverisë i duhet më shumë kohë për të fituar betejën përballë atyre që ai i cilëson terroristë. Në një intervistë për televizionin pro qeveritar al-Dunya, Assad e cilësoi si jo realiste idenë e krijimit të zonave humanitare brenda Sirisë.

Aktivistët e opozitës thanë se ushtria nisi një tjetër ofensivë në përpjekje për të marrë hapësirat e kontrolluara nga rebelët. Konfrontime të mëdha u raportuan të martën në kryeqytetin Damask, Aleppo ashtu sikurse edhe në veri-perëndim të provincës Idlib. Assad tha se qeveria siriane po bën një betejë rajonale dhe ndërkombëtare. "Duhet kohë për të arritur tek fundi deçiziv. Por mund ta përmbledh me një fjali: ne jemi duke bërë përpara", tha Assad.

Sipas tij situata në terren tanimë mbetet e mirë por konkluzioni ende nuk mund të thuhet pasi kërkohet sërish kohë. Presidenti foli edhe për propozimin e ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutoglu i cili tha se duhet vendosur një zonë brenda Sirisë për të strehuar të zhvendosurit dhe për të mundësuar dhënien e ndihmës humanitare. "Duhet të kthehemi prapa për shkak të injorancës së disa zyrtarëve turk apo ne duhet të fokusohemi në marrëdhëniet tona me qytetarët turk, veçanërisht ata që kanë qëndruar me ne përgjatë krizës dhe nuk janë manipuluar nga media dhe materialet propagandistik?", shtroi pyetjen Assad. Dezertimet në radhët e drejtuesve të regjimit të tij, Assad i përshkroi si një pastrim i Sirisë nga ata njerëz të cilëve u mungon patriotizmi.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure