DAMASK- Selia e një stacioni televiziv sirian është sulmuar sot nga forcat rebele duke shënuar tre viktima dhe hedhjen në erë të redaksisë së lajmeve. Ngjarja ka ndodhur 20 km larg Damaskut në televizionin Ikhbariya, ndërkohë që edhe dje ëhstë luftuar për orë të tëra në periferi të Damaskut dhe qytete të tjera.
“Vendi është në luftë” ka deklaruar presidenti Bashar al Assad përpara qeverisë së re që është betuar dje. “Të gjitha politikat tona duhet të drejtohen drejt fitores së kësaj lufte”.
Ndërkohë një parashikim që vjen nga oficerët e inteligjencës amerikane flet për një luftë civile të gjatë që do t’i shterojë palët e përfshira.
Kryeministri tukr Erdogan e quajti dje regjimin e Assad “një rrezik për Turqinë dhe vetë popullin sirian” në një përshkallëzim të situatës pas rrëzimit të avionit ushtarak turk. Ushtria turke u urdhërua ta konsiderojë si kërcënim çdo prani ushtarake siriane në kufijtë e saj dhe të godasë.
Këshilli i Atlantikut Verior, i mbledhur me kërkesë të Turqisë, dha një mbështetje të plotë për anëtarin e NATO-s dhe sekretari i përgjithshëm Rasmussen e konsideroi sulmin ndaj avionit turk “një akt të papranueshëm”.
(ep/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com