DAMASK - Presidenti sirian, Bashar al Assad ka deklaruar sot se “jam gati për luftë”. Kjo deklaratë pas asaj të presidentit të SHBA, Barack Obama për nevojën e një ndërhyrjejeje ushtarake në Siri, për të dënuar përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Damaskut.

"Kërcënimi amerikan për një sulm ndaj Sirisë nuk do të ndryshojnë parimet e Sirisë, as luftën e saj kundër terrorizimit, i mbështetur nga disa vende perëndimore dhe të rajonit, por mbi të jgitha nga SHBA”, ka shtuar Assad, duke theksuar se “Siria është e aftë t’i bëjë ballë një sulmi të huaj”.

Këto deklarata Assad i ka bërë për një televizion sirian, të cilit i referohet "Le Figaro". Regjimi i tij rebelët i ka përkufizuar si “terroristë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)