Siri, Assad: Më vjen keq për avionin
turk, mendova se ishte izraelit

Siri, Assad: Më vjen keq për avionin<br />turk, mendova se ishte izraelit
DAMASK - Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad thotë se i vjen shumw keq për rrëzimin e avionit ushtarak turk. Gjatë një interviste për gazetën turke Cumhuriet, Assad tha se, avioni turk kishte hyrë në një hapësirë që zakonisht përdorej nga avionët izraelitë. Assad tha se nuk duhej lejuar që ngjarja të çonte në konflikt ushtarak mes dy vendeve.

Ndërkohë, Shefja e të Drejtave të Njeriut në OKB, Navi Pillay, ka ngritur zërin duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të militarizimit të konfliktit në Siri. Komisjonerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndalimin e veprimeve të përshkallzuara ushtarake, si nga ana e qeverisë ashtu dhe nga ana e opozitës në Siri.

Zonja Pillay ka ngritur zërin edhe kundër furnizimit me armatime të formacioneve brenda Sirisë nga jashtë vendit. Pillay nuk ka përmnedur emra të veçnatë shtetesh, por në media është folur gjerësisht për furnizimin e forcave të opozitës me armë nga Arabia Saudite dhe Katari, ndërkohë që Rusia dhe Irani janë akuzuar se po furnizojnë ushtrinë e Bashar al Assad.

Luftimet, ndërkohë, kanë vazhduar të ashpra në Siri duke shënuar rreth 100 të vdekur vetëm dje, sipas opozitës.
Televiozionet turke raportuan se 85 ushtarë sirianë që dezertuan dhe kanë kaluar kufirin për në Turqi, mes tyre një general dhe disa oficerë të rangjeve të ndryshme.

Zonja Pillay kërkoi që OKB t’ja kalojë rastet e shkeljeve Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Ajo tha se trupat qeveritare edhe ato të opozitës kanë sulmuar ose sekuestruar për nevoja të tyre spitalet civile, si dhe dënoncoi raste kur forca antiqeveritare kanë përdorur fëmijë si mburoja njerëzore.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë