DAMASK - Presidenti sirian Bashar al-Assad ka minimizuar suksesin e përpjekjeve të ndërmjetsimit të SHBA-s me Rusinë që synojnë dhënien fund të luftës civile në vend.
Duke folur në një intervistë për gazetën argjentinase “Clarin” Assad shprehu dyshimin e tij se bisedimet e paqes të propozuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të frenojnë "terrorizmin" në Siri.
Gjatë intervistës presidenti sirian tha se refuzon dialogun me "terroristët", dhe se ishte i gatshëm për të hyrë në bisedime me fraksione që nuk miratojë dhunën.
Assad përsëriti edhe njëherë se ai nuk do të japë dorëheqjen dhe se bisedimet e paqes nuk do të kishin kuptim, pasi opozita është shumë e fragmentuar për të negociuar një marrëveshje.
Rebelët kanë kërkuar dorëheqjen e Assadit dhe kanë shprehur gjithashtu skepticizëm në lidhje me bisedimet e paqes të propozuara nga ndërkombëtarët.
Por parashikimet për bisedimet e paqes me sa duket po hasin vështirësi.
Shtetet e Bashkuara qortuan Rusinë të premten (17 maj) për dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore për qeverinë siriane, ndërsa Franca bëri të qartë se do të kundërshtojë çdo takim me Assad-in.
Konflikti sirian filloi në vitin 2011 kryesisht me demonstrata paqësore kundër Assad që më pas u kthyen në një luftë civile, në të cilin Kombet e Bashkuara thonë se dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të vrarë.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com