Siri, atentat kamikaz në Pallatin e
Sigurisë, vriten 3 zyrtarë të lartë

Siri, atentat kamikaz në Pallatin e <br />Sigurisë, vriten 3 zyrtarë të lartë
DAMASK - Një atentat kamikaz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrat qendrore të Sigurisë Kombëtare në Damask, ku mes viktimave është edhe Ministri sirian i Mbrojtjes, Dawoud Rajiha dhe kunati i presidentit sirian, Assef Shawkat, raporton media shtetërore.

Sipas televizionit sirian, sulmi vetëvrasës ndodhi ndërsa ministri ishte në një takim midis ministrave dhe zyrtarëve të sigurisë.

Mediat bëjnë të ditur se gjatë këtij sulmi humbi gjithashtu jetën edhe Ministri i Brendshëm Mohammad Ibrahim Al-Shaar dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, ndërsa shumë prej të plagosurve, disa në gjendjë të rëndë për jetën, u dërguan në spitalin Shami. Viktima mendohet të jetë një këshilltar i sigurisë së Presidentit Assad.

Sipas agjencisë së lajmeve Sana, sulmi kishte si objektiv ndërtesën e Sigurisë Kombëtare, e cila ndodhoet 500 metra larg nga ambasada amerikane.

Një burim i Komiteteve Koordinimit të opozitës siriane në Damask konfirmoi se objektivi i sulmit ishte vetëm ministri i Mbrojtjes, bën të ditur media siriane.
Rajha, 65 vjeç, i takonte komunitetit të vogël të krishterë në Siri. Ai ishte Zëvendës Shef i Shtabit të Ushtrisë dhe Zv/president i Këshillit të Ministrave

Ky sulm kamikaz ka ndodhur në një moment kur luftime të ashpra kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në lagjet periferike të qytetit.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t’i jepet fund krizës në Siri.

(Në foto Ministri sirian i Mbrojtjes, Dawoud Rajiha)

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën