"Avionët rusë kanë kryer 71 fluturime dhe kanë goditur disa celula në provincat Hama (qendër), Idleb (veriperëndim), Homs (qendër), Alepo (veriperëndim), Latakie (perëndim) dhe në rajonin e kryeqytetit Damask", sipas një komunikate të Ministrisë ruse së Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, shtimi i intensitetit të bombardimeve ruse është kryer sipas të dhënave të shpërndara dhe informacioneve të marra nga burime të ndryshme në lidhje me koordinatat e bazave terroriste.
Aviacioni rus ka cituar se ka shkatërruar në provincën e Damaskut një postë të komandës së Jaich al-Islamit, grupit rebel më influent në të gjithë rajonin.