SIRI - Gruaja e Presidentit sirian Bashar al-Asad, ka shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj në Instagram pasi ka postuar disa fotografi në një qendër bamirësie. Asma al-Assad paraqitet duke përgatitur dhe shërbyer ushqim për refugjatët krahas vullnetarëve të tjerë.
Në atë që duket të jetë një përpjekje për të rifituar përkrahjen e popullit sirian, Bashar al-Assad hapi llogari në Instagram në korrik. Këto foto vijnë në një kohë kur Siria është përfshirë që prej dy vjetësh nga një luftë civile e përgjakshme dhe ku forcat qeveritare që mbështesin bashkëshortin i saj po po vrasin njerëz të pafajshëm.
Edhe pse disa përdorues komentojnë mbi "shpirtin e bukur” të zonjës së parë, shumica e komenteve janë shumë të fortë: "'Më pëlqejnë rrobat dhe këpucët e paguara me gjakun e popullit tuaj!"
Të tjerët komentojnë mbi hipokrizinë e zonjës al-Asad e cila fotografohet duke u kujdesur për të rinjtë, kur dhjetëra mijëra fëmijë kanë vdekur në luftën dyvjeçare në Siri.
Raportet e OKB-së thonë se më shumë se 100 mijë njerëz besohet të jenë vrarë në konfliktin që filloi në vitin 2011.

(Fotot e publikuara nga Asma al-Asad në Instagram dhe komentet për to)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com