Siri, dështon evakuimi i civilëve
ndërkombëtarët: Mjaft me mizori

Siri, dështon evakuimi i civilëve<br />ndërkombëtarët: Mjaft me mizori
Konflikti në Siri duket një makth i vërtetë.

Civilët në Siri nuk po munden t’i shpëtojnë bombardimeve ndonëse  autobuzët  janë në gatishmëri. 

Ata vijojnë të mbeten në kurth në  zonën e Al Ramusa  në jug të Alepos ku sulmet nuk dinë të ndalen.
Marrëveshja për evakuimin e civilëve nga lindja e Alepos drejt Turqisë është pezulluar dhe kanë vijuar luftimet me forcat rebele. 

Ministri i jashtëm turk akuzon  Damaskun se ka ndërprerë marrëveshjen e armëpushimit .Edhe Observatori për të  drejtat e njeriut akuzon qeverinë e Assad  se ka prishur marrëveshjen me Turqisë dhe Rusinë, ndërsa opozita akuzon Iranin aleatin e presidentit sirian.

Në Ankara të Turqisë  është ndërtuar një kamp ku do të priten 80 mijë sirianë. Janë civilët ata që po e përjetojnë më shumë konfliktin pasi përdoren si mburoja nga rebelët dhe bien pre e sulmeve.

Mesazhet e dërguara në rrjetet sociale  nga banorët janë rrenqethëse ku bëjnë thirrje se vdekja është shumë afër dhe shtëpitë e tyre janë kthyer në varre.Presidenti Bashara Al Assad deklaron se dëshiron ti largojë përfundimisht rebelët , dhe vijon të ketë rrugën e hapur  duke patur parasysh edhe raportet që presidentit Trump mund të vendos me homologun rus Putin.

Organizatat ndërkombëtare, kancelarja Merkel, presidenti francez Holande jo vetëm kanë denuar vrasjet e civilëve por kanë bërë thirrje që popullsia të evakuhohet sa më shpejt.
Ndërsa Moska këmbëngul  se clirimi i pjesës Lindore të Alepos ishte një sukses i trupave siriane. Kjo pjesë e Alepos ka qënë në duart e rebelëve që në  vitin 2012.

Kanë qënë forcat qeveritare të mbështetura sidomos nga Rusia të cilat kanë larguar një pjesë të mirë të rebelëve. Duket se Asadi e fitoi Alepon, qytetin e dytë më të madh në vend, por i mbetet punë e madhe për të marrë në duar gjithë Sirinë.

Kujtojmë se prej më shumë se 4 vitesh Alepo ka qënë e ndarë në dy pjesë  ana perëndimore duart e forcave qeveritare nga ana tjetër rebelët kontrollonin lindjen. Një konflikt i tillë duket se nuk ka të mbaruar dhe agonia në Alepo mund të përfqësojë jo fundin e luftës por fillimin e një historie edhe më të dhunshme.


[gallery]20142[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit