Siri, dezerton zv/presidenti
Asad donte ta vriste por dështoi

Siri, dezerton zv/presidenti<br />Asad donte ta vriste por dështoi
DAMASK- Zëvendës presidenti sirian Farouq al Sharaa ka dezertuar. Lajmi është bërë i ditur nga tv Al Arabia, duke cituar një zëdhënës të ushtrisë çlirimtare siriane, Luay al-Miqdad i cili thotë se Shaara i është bashkuar opozitës dhe ndodhet në Jordani.

Sipas këtyre burimeve, Sharaa nuk ndodhet në Siri prej dy ditësh dhe shumë shpejt pritet të bëjë publike vendimin e tij. Ky lajm është përgënjeshtruar nga zyra e zëvendës presidentit, të cilës i është referuar televizioni libanez Al-Manar. Sipas këtij tv zv/presidenti nuk është larguar në Jordani por ndodhet në Damask ku vazhdon punën e tij.

Të tjera detaje jepen nga e përditshmja libaneze Al Mustaqbal për 74 vjeçarin Al Shaar, që mban postin e zëvendëspresidentit që në 2006 dhe është një nga figurat kyçe të regjimit sirian. Sipas kësaj të përditshmeje Al Shaar së bashku me 2 zyrtarë të lartë të ushtrisë së Asad kishte qenë i fshehur në pritje për tu larguar nga Siria në një moment të përfshtatshëm. Mësohet se Asad kishte zbuluar tentativën e arratisjes dhe kishte urdhëruar bombardime me qëllim vrasjen e Sharaa, që më pas ti linte fajin rebelëve. Por Sharaa ka arritur të kalojë kufijtë pa u lënduar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bombardimet në Siri vazhdojnë dhe lajmi i fundit që vjen andej është për të paktën 74 të vrarë nga luftimet në zona të ndryshme të Sirisë vetëm për të premten. Vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut saktësojnë se 19 viktima janë regjistruar vetëm në Haleb. Forcat e qeverisë kanë bombarduar disa lagje në perëndim të Damaskut dhe janë përleshur me rebelët. Të dhënat e fundit tregojnë se në 17 muaj të krizës në Siri më shumë se 18 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës