Siri: Diplomati i lartë braktis
regjimin, i bashkohet opozitës

Siri: Diplomati i lartë braktis <br />regjimin, i bashkohet opozitës
KABUL - Zyrtarë të lartë shtetërorë në Siri vijojnë të braktisin regjimin e Bashar Al Asad.

Këtë herë dezertori i radhës ishte ambasadori i Sirisë në Irak, Tarifat Nawaf, i cili ka kaluar në anën e opozitës dhe u bëri thirrje politikanëve të tjerë të lartë sirianë dhe anëtarëve të ushtrisë për të bërë të njëjtën gjë.

Nawaf e ka konfirmuar vëtë lajmin në një deklaratë të transmetuar në Al-Jazeera TV dhe rrjetin social Facebook.

Me flamujt revolucionarë sirianë pas tij, ai lexoi deklaratën e dorëheqjes: “Largimi im vjen në shenjë proteste ndaj mësymjes ushtarake të forcave qeveritare kundër kryengritjes 16-mujore, gjithashtu jap dorëheqjen si ambasador Sirisë në Irak si dhe anëtar i Partisë Baath”.

Tarifat Nawaf është i pari diplomat i lartë sirian që braktis regjimin diktatorial të presidentit Assad.

Ky veprim tij vjen vetëm një javë pasi një nga gjeneralët e lartë të regjimit gjithashtu dezertoi.

Në të njëjtën kohë vendet perëndimore po i kërkojnë OKB që të vendosë sanksione të ashpra kundër Sirisë.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën