DAMASK - Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një aeroporti ushtarak në afërsi të Damaskut. Aktivistët dhe televizioni shtetëror raportuan se makina bombë ka shpërthyer pranë aeroportit Mezze. Raporte ende të pakonfirmuara thonë se rreth 20 ushtarë janë vrarë apo plagosur nga shpërthimi.
Aeroporti ushtarak është një pikë strategjike dhe menaxhohet nga Garda Republikane, Forca Speciale dhe Forca Ajrore e Inteligjencës Siriane. Gjithashtu ky aeroport shërben si aeroport privat për familjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Aeroporti është është përdorur si bazë nga forcat qeveritare të Assadit për të sulmuar rebelët sunitë në lagjet pranë Damaskut që nga fillimi i konflikit civil në mars 2011.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com