Siri, dorëheqja e Asad, jo kusht
për dialogun me kryengritësit

Siri, dorëheqja e Asad, jo kusht<br />për dialogun me kryengritësit
DAMASK- Sugjerimet për dorëheqje të Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad mund të diskutohen vetëm pasi dialogu me rebelët të ketë nisur. Ky është qëndrimi i bërë publik nga zëvendëskryeministri sirian Qadri Jamil i cili siç citohet nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti ka këmbëngulur në faktin se "dorëheqja si një kusht paraprak për dialogun nënkupton se nuk do të ketë një dialog".

 Në vlerësimin e tij, të gjithë qytetarët e Sirisë duhet të pyeten për një mundësi të tillë. "Nëse kjo zgjidhje do të na imponohet nga jashtë do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare", nënvizoi zyrtari sirian. Zv.kryeministri Jamil ndodhet aktualisht në krye të një delegacioni që po zhvillon një vizitë në Moskë.

 Rusia ka në fuqi me Sirinë disa marrëveshje tregtare dhe sëbashku me Kinën kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për miratimin e rezolutave që do të rrisnin presionin ndaj regjimit të Bashar al-Assad. Sakaq, Komiteti për Koordinimin Lokal në Siri raporton se gjatë luftimeve të së martës në terren mbi 230 persona u vranë mes të cilëve 104 në Damask dhe 42 në Aleppo. Media shtetërore në Siri njoftoi se forcat qeveritare po vazhdojnë "pastrimin e Aleppos nga mercenarët terroristë".
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës