Siri, dyshime për armë
kimike drejt Homsit

Siri, dyshime për armë <br />kimike drejt Homsit
DAMASK - Ndërkohë që liderët botërorë janë duke dënuar masakrën e fundit të regjistruar në Siri me 200 të vdekur, informacionet nga burime të inteligjencës flasin se në drejtim të Homsit po dërgohen armë kimike.

Sky News thotë se burime të inteligjencës britanike tregojnë për lëvizje të sasive të gazit nervor Sarin në drejtim të Homsit. Nuk dihet nëse ky është një vendim i presidentit Asad, apo i komandantëve që drejtojnë në terren. FoxNews citon një zyrtar të mbrojtjes amerikane që thotë se ka informacione të besueshme se agjenti kimik është lëvizur nga depot ku mbahej deri tani.

Siria zotëron sasitë më të mëdha të armëve kimike në Lindjen e Mesme dhe qëkur nisi konflikti siguria e këtyre armëve ka qenë një shqetësim i madh për ndërkombëtarët dhe fqinjët e Sirisë, veçanërisht Izraelin.

Gazi Sarin nuk le gjurmë në ajër pas përdorimit, kështu që mund të përdoret për vrasje masive pa lënë pas prova të verifikueshme.

Lajme të tilla vijnë ndërkohë që perëndimorët po përpiqen të bindin Rusinë dhe Kinën që të tregohen më të ashpër me Bashar Al Assad. Këshilli i Sigurimit në OKB nuk ka arritur consensus në lidhje me atë se cfarë do të bëhet me misionin e vëzhguesve pas datës 20 korrik që shënon skadimin e afatit 90 ditor të misionit. Rusia ka kundërshtuar cdo tentativë për të përdorur si presion ndaj regjimit sanksionet apo mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët