Siri, evakuim i vështirë, autobombë
mes autobuzëve,të paktën 16 të vrarë

Siri, evakuim i vështirë, autobombë<br />mes autobuzëve,të paktën 16 të vrarë
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në Siri, në lindje të qytetit të Alepos në vendin ku ka nisur evakuimi i civilëve të ngecur mes bombardimeve.

Mes të plagosurve ka edhe nga ata banorë të zonës së Foua e Kafraya të cilët po hipnin në autobuzë të cilët ishin gati të largoheshin duke iu drejtuar Alepos
 
Lajmi konfirmohet nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut. Sipas të dhënave një person ka qënë përgjegjës i sulmit i cili është hedhur në erë.
 
Raportuesit konfirmojnë se shpërthimi ndodhi në lagjen e rebelëve ku ndodhen autobuzët që do të transportojnë rreth 5 mijë njerëz, evakuim që nisi ditën e djeshme dhe u arrit falë marrëveshje mes qeverisë dhe rebelëve.

Sa i përket shpërthimit mediat kanë shpërndarë foto ku duken pasojat e shpërthimit, trupa të pajetë në tokë, tym i zi dhe zjarr.

Banorët sirianë kanë mbetur peng i konfliktit mes forcave rebele dhe atyre qeveritare, konflikt që ka hyrë në vitin e shtatë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje