Siri, fillojnë sulmet e përbashkëta
ajrore ruso-turke ndaj  ISIS

Siri, fillojnë sulmet e përbashkëta<br />ajrore ruso-turke ndaj  ISIS
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se kanë filluar për herë të parë sulmet ajrore të përbashkëta ruso-turke, kundër pozicioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri.

“Sot, ushtria ruse dhe ajo turke po ndërmarrin për herë të parë një operacion të përbashkët ajror për të goditur grupin e Shtetit Islamik në zonën Al-Bab, në veri të Sirisë”, u shpreh gjenerali rus Sergei Roudskoi.

Kjo ofensivë e përbashkët mes forcave ajrore të Rusisë dhe Turqisë, është planifikuar të godasi 36 pozicione të ISIS.

Sulmet e përbashkëta ajrore, janë vendosur në një marrëveshje të firmosur më 12 janar mes Ankarasë dhe Moskës, e cila parashikon koordinonim e sulmeve ajrore të të dy vendeve kundër të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat