DAMASK- Të paktën 37 persona kanë humbur jetën nga një seri shpërthimesh në qytetin sirian të Homs. Sipas zyrtarëve sulmi u ndërmor me disa autobomba.
Më parë gjatë ditës të paktën 14 persona humbën jetën dhe mbi 80 të tjerë u plagosën nga një sulm me mortaja në qendër të Damaskut. Sipas policisë, katër mortaja goditën lagjen shiite Shaghour të qytetit. Dy prej të cilave goditën Institutin teknik Badr al-Din al-Hussein.
Qeveria siriane fajësoi terroristët për këtë sulm, i cili vjen një ditë pasi presidenti Bashar al-Assad vendosi të kandidojë në zgjedhjet presidenciale duke kërkuar mandatin të tretë. Në këtë mënyrë Assad shpërfilli thirrjet e vendeve perëndimore e opozitës siriane për t’u tërhequr dhe për t’i dhënë fund luftës civile në vend.
Forcat e presidentit Assad po përpiqen të dëbojnë rebelët nga bastionet e tyre në kryeqytet, por banorët thonë se ata janë përgjigjur duke shtuar numrin e sulmeve me raketa e mortaja.
Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë shpërngulur që prej fillimit të luftës civile në Siri, në vitin 2011.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com