Agjencia e lajmeve Reuters citon televizionin të ketë raportuar se dhjetëra “terroristë” janë vrarë në qarkun qendror Bab Al Hadid dhe në Bab Al Najrab në jug-lindje.
Salehedini u kishte shërbyer rebelëve si bazë përgjatë tri javëve të kaluara, por një dëshmitar i Reutersit tha se janë zhvendosur tashmë disa pika kontrolli të tyre në këtë pjesë.
AMNESTY: 600 KRATERE NGA PERDORIMI I ARMEVE TE RENDA
Imazhet e reja satelitore treguan një rritje të përdorimit të armëve të rënda rreth qytetit Alepo në Siri. Alarmi është ngritur nga Amnesty International i cili është shprehur mbi nevojën urgjente për marrjen e masave për sigurine e civilëve. Organizata për të drejtat e njeriut thotë se fotografitë tregojnë më shumë se 600 kratere që sipas saj mund të jenë shkaktuar nga predhat e artilerise. Amnesty deklaron se për këtë situatë të pazakonte përgjegjësi mbajnë si trupat qeveritare dhe rebelët.
(sg/europaelire/ shqiptarja.com)
