QUSAIR - Forcat ushtarake që mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, kanë marrë kontrollin e plotë ndaj qytetit strategjik të Qusairit.
Njoftimi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror dhe kryengritësit sirianë. Qyteti që ndodhet 10 km në afërsi të kufirit me Libanin, ka qenë fushëbeteja kryesore e luftimeve për më shumë se dy javë, ndërmjet kryengritësve dhe forcave të Assadit.
Në këto luftime, forcat mbështetëse qeveritare janë ndihmuar nga lëvizja shiite libaneze Hezbollah.
Televizioni shtetëror bëri të ditur se një numër i madh kryengritësish janë vrarë, ndërkohë që shumë të tjerë janë dorëzuar.
Marrja e qytetit të Qusairit vjen në kohën kur njëri prej udhëheqësve kryesorë të kryengritësve, u shpreh se mbështetësit e tij ishin të gatshëm të luftonin edhe brenda Libanit.
Në Liban, televizioni i Hezbollahut Al-Manar raportoi për “kolaps të gjerë” të forcave kryengritëse në qytet.
Ndërkohë që agjencia e lajmeve “Reuters” citon kryengritësit të cilët si arsye për dështimin në mbajtjen e Qusairit nën kontroll, kanë dhënë mungesën e armatimit dhe përforcimin e trupave qeveritare me luftëtarë të Hezbollahut.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com