Siri, forcat kurdo-arabe rimarrin
qytetin e Jaabar nga ISIS

Siri, forcat kurdo-arabe rimarrin<br />qytetin e Jaabar nga ISIS
Forcat kurdo-arabe të mbështetura nga SHBA-ja, kanë rimarrë kontrollin e qytetit të Jaabar në Siri, i cili ishte nën kontrollin e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Rimarrja e kontrollit të qytetit të Jaabar është konfirmuar edhe nga Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili shkruan se pas luftimeve të zhvilluara, forcat kurdo-arabe, të cilat i përkasin Frontit Demokratik Sirian, kanë mundur të rimarrin kontrollin  e qytetit nga ISIS.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme pasi jo vetëm që ISIS ka humbur edhe një qytet tjetër, dukë zvogëluar kështu territorin e kontrolluar prej tyre në Siri, por se në afërsi të këtij qyteti është edhe burgu më i madh i organizatës terroriste, ku ndodhen disa dhjetëra të burgosur.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf