Siri, forcat opozitare të gatshme
për negocimin e paqes

Siri, forcat opozitare të gatshme<br />për negocimin e paqes
Forcat opozitare në Siri i janë përgjigjur pozitivisht deklaratës të bërë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin u shpreh të premten se kishte propozuar një ndërmjetësim për paqe  në Siri gjatë një telefonate të bërë me Presidentin Turk, Recep Tayyp Erdogan.

Edhe pse opozita siriane e shikon si një zgjidhje negocimin për paqe, ka vendosur si kusht zhvillimin e negociatave nën kujdesin e OKB-së.

Sipas raportimit të AFP-së, Bassma Kodmani, pjesëtare e Komitetit të Lartë të Negociatave, është shprehur se KLN-ja është plotësisht në favor të këtyre negociata, por kërkon që të zhvillohen nën kujdesin e OKB-së.

Gjithashtu Kodmani i bëri thirrje Rusisë për të kërkuar një proces negocimi të besueshëm dhe të pranueshëm për opozitën siriane si dhe lojtarët e tjerë rajonal.

Nëse këto bisedime për paqe do të zhvillohen, vendi ku ato do të mbahet është kryeqyteti i Kazakistanit, Astana.

Ndërkohë shumë herë gjatë këtij viti OKB-ja është munduar të negocioj një marrëveshje paqeje midis opozitës dhe qeverisë siriane, por nuk ka patur sukses.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës