Viktimat në Ghouta Lindore përfshijnë 121 fëmijë, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup në Mbretërinë e Bashkuar që monitoron konfliktin.
Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia kanë goditur zonën që nga e diela e kaluar. Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të bjerë dakord për një zgjidhje të armëpushimit. Votimi është vonuar disa herë që nga e enjtja dhe tani është për t'u mbajtur më vonë të shtunën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com