Siri, forcat ushtarake ruse
zbulojnë një varr masiv

Siri, forcat ushtarake ruse<br />zbulojnë një varr masiv
Një varr masiv është zbuluar në qytetin e Alepos në Siri. Varri masiv është zbuluar nga forcat ushtarake ruse dhe sipas raportimeve, janë zbuluar dhjetëra trupa të cilat kanë shenja te shumta torturash dhe gjymtimi. 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, është shprehur se shumë trupa kanë edhe plagë me armë zjarri.

Ende nuk dihen autorët e këtyre vrasjeve, pasi gjatë kohës së luftës në Alepo, mediat dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar shpesh herë ngjarje të ngjashme të shkaktuara nga forcat qeveritare, opozitarët rebel dhe prej militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Forcat ajrore të Rusisë, kanë qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga qeveria siriane për të rikthyer kontrollin e plotë në Alepo, i cili u realizua më 22 dhjetor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes