DAMASK - Rrjeti televiziv amerikan NBC pretendon se goditja e parë do të jepet të enjten e mësymja do të zgjasë tri dite. Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave ka marrë fund. Amerika flet për kapërcim të “vijës së kuqe” dhe ekspertët paraqesin tre skenarë të mundshëm për sulmin. Në fillim renditet vendosja e një zone të ndalim-fluturimit, që do të thotë bllokim i qarkullimit ajror në një zonë të caktuar.
Helikopterët dhe avionët bombardues të Bashar al Assadit nuk do të ngriheshin dot në ajër e për rebelët kjo do të ishte një ndihmë e madhe. Së dyti, vijnë goditjet me raketa Kruiz, të cilat mund të shkatërrojnë aerodrome ushtarake e të dobësojnë kapacitetet ajrore të Sirise. Amerika ka të stacionuar ndërkohë në Mesdhe disa destrojerë dhe nëndetëse që janë në gadishmeri.
Së fundi, do të niste furnizimi i rebelëve me armë, gjë të cilën Uashingtoni deri tani nuk e ka bërë zyrtarisht, por është mjaftuar vetëm me ofrimin e ndihmës mjekësore. Megjithatë, një skenar i tillë do të kërkonte kohë, sepse për armët moderne amerikane, kundërshtarëve të regjimit do t'u nevojitej trajnim.
Britania e Madhe ndërkohë është duke përgatitur një draft rezolutë për Këshillin e Sigurimit, që të autorizojë marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e civilëve në Siri. Dokumenti do t'u paraqitet 5 anëtarëve të përhershëm të Keshillit, të cilëve sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u kërkoi të reagojnë si një trup i vetëm dhe të gjejnë unitetin për të vepruar.
SHBA-BRITANI
Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti amerikan, Barack Obama, të cilët zhvilluan dje një bisedë telefonike mbi çështjen siriane, "nuk kanë asnjë dyshim mbi përgjegjësinë e regjimit të Asadit" lidhur me një "sulm me armë kimike", njoftoi Downing Street. "Të dy liderët diskutuan gjithashtu mbi një kundërpërgjigje ndaj sulmeve me armë kimike javën e kaluar, në Siri", sipas komunikatës. "Të dy liderët ranë dakord se të gjitha informacionet në dispozicion konfirmonin se ishte kryer një sulm me armë kimike dhe që të dy besojnë se nuk ka asnjë dyshim mbi përgjegjësinë e regjimit të Assadit, presidenti sirian", theksoi Downing Street.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana e tyre përjashtuan një sulm të veçantë kundër Sirisë dhe kanë diskutuar me aleatët e tyre ndërhyrje të mundshme, që mund të zgjasin më tepër se një ditë, u shpreh dje një zyrtar i lartë amerikan. "Asnjë ndërhyrje ushtarake nuk do të jetë e njëanshme. Kjo duhet të përfshijë aleatët tanë ndërkombëtarë", deklaroi zyrtari i lartë amerikan. "Është e mundur që qeveria siriane të përdorë sërisht armë kimike. Nuk mund ta përjashtojmë këtë hipotezë”, theksoi ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com