Siri, grupet rebele pezullojnë
negociatat e paqes në Astana

Siri, grupet rebele pezullojnë<br />negociatat e paqes në Astana
Të paktën 10 grupe rebele kanë deklaruar pezullimin e negociatave që do të zhvilloheshin në Astana gjatë këtij muaji me qëllim arritjen e një paqeje të përhershme në Siri pas gjashtë vitesh luftimesh.
 
Sipas rebelëve ky vendim ka ardhur pas mos respektimit të armëpushimit nga ana e regjimit sirian dhe aleatëve të tij.
 
Në deklaratën e tyre thuhet se regjimi sirian dhe aleatët e tyre kanë bërë shumë shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
 
“Shkelje të shumta dhe të mëdha të armëpushimit të arritur. Regjimi dhe aleatët e tij kanë vazhduar luftimet dhe si rrjedhojë e këtyre shkeljeve ne kemi shpallur pezullimin e të gjithave bisedimeve që lidhen me negociatat për marrëveshjen e paqes që priteshin të zhvilloheshin në Astana”, shkruhet në një pjesë të deklaratës së tyre.
 
Shkelje të  armëpushimit që përfshin vetëm grupet e opozitës dhe përjashton të gjitha grupe terroriste nga marrëveshja u raportuan nga mediat ndërkombëtare që ditën e parë të hyrjes së tij në fuqi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf