DAMASK- Shefi i diplomacisë britanike, William Hague tha sot se ishte i mundur reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri pa unanimitetin e plotë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së por refuzoi të spekullonte mbi mënyrën e reagimit nga vendet perëndimore.
"A është e mundur t'i përgjigjemi sulmit me armë kimike pa unanimitet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së? Sigurisht që po", deklaroi Ëilliam Hague, gjatë një interviste për rrjetin BBC, duke vlerësuar se ishte i mundur reagimi në kuadër të arsyeve humanitare.
DAMASK SULMOHET AUTOKOLONA E INSPEKTOREVE TE OKB
Ndërkohë sot autokolona e inspektorëve të OKB të cilët ndodhen në Damask për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike është qëlluar me snajper.
Banorët i kanë thënë Reuters se një 2 nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të OKB-së.
Mediat shtetërore të Sirisë kanë thënë se bombat janë krijuar dhe hedhur nga “terroristët”, termi që regjimi aktual sirian po e përdor për forcat opozitare që po e luftojnë Bash al Assadin.
FRANCA: REAGIMI NDAJ SULMEVE DO TË BASHKËRENDOHET SË SHPEJTI
Reagimi ndërkombëtar pas sulmit vdekjeprurës në Siri më 21 gusht do të bashkërendohet në ditët e ardhshme, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius, sipas të cilit nuk është marrë ende një vendim i qartë mbi çështjen. I pyetur gjatë një interviste për radion, "Europe 1" për mundësinë e një reagimi të ashpër ndaj përdorimit të armëve kimike kundër civilëve në Damask nga regjimi i presidentit, Bashar al-Assad, ministri francez i Punëve të Jashtme, Fabius u shpreh se nuk ishte marrë ende një vendim i qartë mbi çështjen.
"Ajo që është e dukshme, është se regjimi i Bashar al-Assadit ka përgjegjësi mbi këtë masakër. Pas këtij konstatimi, duhet të bashkërendohen reagimet, të maten mirë dhe të veprohet me vendosmëri e gjakftohtësi dhe kjo do të ndodhë në ditët që vijnë", deklaroi Fabius
SHEFAT USHTARAKE NE MBLEDHJE DY DITORE
Ndërkohë që shefat e shtabit të përgjithshëm të ushtrive të shumë vendeve perëndimore dhe arabe pritet të fillojnë sot një mbledhje dy-ditore për të analizuar ndikimin e konfliktit në Siri, njoftoi një zyrtar i lartë jordanez.
Konsultime intensive të një niveli të lartë u zhvilluan ditët e fundit mes vendeve perëndimore për sa i përket përdorimit të mundshëm të armëve kimike nga regjimi sirian, ndërkohë që ushtria amerikane është në përgatitje e sipër të alternativave të mundshme të ndërhyrjes.
Një zyrtar i lartë jordanez emri i të cilit nuk u bë i ditur shpalli zhvillimin gjatë ditëve të ardhshme të një mbledhjeje në Aman me ftesë të shefit të përgjithshëm të shtabit të ushtrisë jordaneze, Mechaal Mohamed el-Zeben dhe kreut të Centcom, komandës amerikane për 20 vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë qendrore, gjeneralit Lloyd Austin.
Në mbledhje priten të marrin pjesë shefi i shtabit të përbashkët, gjenerali, Dempsey, si dhe shefat e shtabit të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Katarit, Turqisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Kanadasë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com