MOSKE - Forcat e armatosura ruse kanë dërguar disa luftanije në detin Mesdhe. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse, “Interfax”, e cila iu referohet burimeve të saj.

"Grupi i anijeve luftarake të Rusisë do të ndryshojnë vendndodhje brenda disa ditës", citon agjencia Interfax një burim të sajin në Forcat e Armatosura ruse.

“Situata është e njohur në lindje të detit Mesdhe dhe kjo bën që edhe ne të shikojmë pozicionet e flotës tonë ushtarake. Një nëndetëse e madhe e flotës së së veriut pritet që t'i bashkohet brenda pak ditës anijeve të tjera që janë të vendosura në Detin e Zi.

Në këtë vend po shkon edhe kryqëzori Moska, i cili ka përfunduar misionin e tij në Altantikun e Veriut i cili është pajisur me një sërë raketash sulmi. Kjo anije do të niset dhe do të drejtohet në ngushticën e Gjibraltarit brenda pak ditësh”, - ka thënë për Interfax, burimi në Forcat e Armatosura ruse.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)