Të paktës 27 ushtarë pro regjimit janë vrarë në Siri pranë qytetit të Palmirës nga militantët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik.

Sipas raportimeve të AFP-së, ISIS ka rimarrë nën kontroll qytetin antik të Palmirës, i cili është i shpallur nga UNESCO si trashëgimi botërore e njerëzimit.

Rimarrja e Palmirës ka ardhur pasi forcat qeveritare dhe ato ruse kanë qenë të përqendruara në qytetin e Alepos duke u lënë kështu mundësi militantëve të
Shtetit Islamik të tentojnë edhe për të depërtuar më thellë në provincën e Homs.

Isis ishte larguar në muajin mars nga qyteti i Palmirës dhe rimarrja e tij ka ndodhur më 11 dhjetor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com