LONDËR, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ - Grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) ekzekutoi të paktën 100 luftëtarë të huaj që përpiqeshin të largoheshin nga Raqqaja (veri), konfirmoi sot për "Financial Times" një aktivist që i kundërvihet regjimit sirian dhe ISIS-it.
Sipas anëtarëve të ISIS-it në Raqqa, një polici ushtarake është krijuar që të merret me luftëtarët e huaj që përpiqen të dezertojnë nga luftimet, duke sjellë shumë arrestime.
Media britanike pohoi në mes të tetorit se pesë britanikë, tre francezë, dy gjermanë dhe dy belgë, që kërkonin të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës pasi ishin ankuar se preferonin më mirë të luftonin kundër grupeve rebele sesa regjimin e Bachar Al Assad-it ishin burgosur nga ISIS-i.
"Në total rreth 30 deri në 50 britanikë dëshirojnë të rikthehen por kanë frikë se do të burgosen pasi të mbërrijnë në Britani", sipas ekspertëve të "King's College" në Londër që ishin kontaktuar nga një prej këtyre luftëtarëve që pohonte gjithashtu se fliste në emër të të gjithë të tjerëve.
Që prej fillimit në gusht të fushatës së sulmeve ajrore të zhvilluara nga koalicioni i formuar nga SHBA-ja, ISIS-i ka humbur terren dhe numri i anëtarëve të saj të vrarë është rritur ndjeshëm./
/G.S/  a.jor.