I dërguari Special i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një përpjekje dyvjeçare të dështuar për paqe në vendin e përfshirë nga lufta civile. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon pranoi dorëheqjen e tij dhe e falënderoi Brahimin për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.
Brahimi është ish-ministri i Jashtëm i Algjerisë dhe një diplomat veteran i Kombeve të Bashkuara. Ai u caktua në detyrën e të dërguarit special në Siri në gusht të vitit 2012. Kur mori detyrën në vend të ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, ai u shpreh se “misioni do të ishte shumë i ndërlikuar dhe i vështirë”. Brahimi kryesoi dy raunde bisedimesh për paqen mes qeverisë siriane dhe grupeve opozitare në Gjenevë, të cilat u mbyllën pa asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund gjakderdhjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com